Ai që nuk përmirësohet është i humbur.

Imam Aliu (a.) ka thenë: „Njeriu i arsyeshëm duhet t’i numërojë të metat e veta në fe, në gjykim, në moral dhe në sjellje të mirë, pastaj t’i mbledhë ato në mendjen e tij ose t’i shkruajë në një libër dhe të punojë për t’i larguar.“ [Bihar-ul-Anwar, Vëllimi 78, Faqja 6, Hadithi 58]

الإمامُ عليٌّ (عَلَيهِ الّسَلامُ): على العاقِلِ أن‏يُحصِيَ على نفسِهِ مَساوِيَها في الدِّينِ والرَأيِ والأخلاقِ والأدَبِ ، فَيَجمَعَ ذلكَ في صَدرِهِ أو في كتابٍ ويَعمَلَ في إزالَتِها.

Imam Sadiku (a.) ka thënë: „Ai, të cilit dy ditët i janë të njëjta, është i humbur. Ai që nesër është më i keq se sot, është i sprovuar. Ai që nuk i vëren mangësitë në vetvete, mangësitë e tij vazhdojnë. E atij, të cilit mangësitë i vazhdojnë, vdekja është më e mirë se jeta.“ [Bihar-ul-Anwar, Vëllimi 78, Faqja 277, Hadithi 113]

الإمامُ الصّادقُ (عَلَيهِ الّسَلامُ): مَنِ اعتَدَلَ يَوماهُ فهُو مَغبونٌ ، ومَن كانَ في غَدِهِ شَرّا مِن يَومِهِ فهُو مَفتونٌ ، ومَن لَم يَتَفَقَّدِ النُقصانَ في نفسِهِ دام نَقصُهُ ، ومَن دامَ نَقصُهُ فالمَوتُ خَيرٌ لَهُ .

Imam Kazimi (a.) ka thënë: „Nuk është prej nesh ai që nuk e merr veten në llogari çdo ditë. Nëse bën një vepër të mirë, le t’i kërkojë Allahut më shumë. E nëse bën një vepër të keqe, le t’i kërkojë Allahut falje për të dhe të pendohet tek Ai.“ [El-Kafi, Vëllimi 2, Faqja 453, Hadithi 2]

الإمامُ الكاظمُ (عَلَيهِ الّسَلامُ): لَيسَ مِنّا مَن لَم يُحاسِبْ نفسَهُ في كُلِّ يَومٍ ، فَإن عَمِلَ حَسَناً استَزادَ اللّه‏َ ، وإن عَمِلَ سَيِّئاً استَغفَرَ اللّه‏َ مِنهُ وتابَ إلَيهِ .

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *