Is’haku ka thënë: Ebu Hashim el-Xhaferiu më ka treguar: „Iu ankova Ebu Muhamedit [Imam Hasan Askeriut] (a.) për ngushtësinë e burgut dhe trashësinë e prangave. Ai më shkroi: »Sot do ta falësh namazin e drekës në shtëpinë tënde.« Më nxorën në kohën e drekës dhe u fala në shtëpinë time, ashtu siç kishte thënë ai (a.). Isha në ngushticë dhe dëshiroja t’i shkruaja e t’i kërkoja dinarë, por më erdhi turp. Kur mbërrita në shtëpinë time, ai më dërgoi njëqind dinarë dhe më shkroi: »Nëse ke nevojë për diçka, mos ki turp, mos ngurro dhe kërkoje, sepse do të shohësh atë që dëshiron, në dashtë Allahu.«“ [Al-Kafi nga El-Kulejni,Vëllim 1, Faqe 503]
إِسْحَاقُ قَالَ حَدَّثَنِي أَبُو هَاشِمٍ الْجَعْفَرِيُّ قَالَ شَكَوْتُ إِلَى أَبِي مُحَمَّدٍ (عَلَيْهِ السَّلام) ضِيقَ الْحَبْسِ وَكَتَلَ الْقَيْدِ فَكَتَبَ إِلَيَّ أَنْتَ تُصَلِّي الْيَوْمَالظُّهْرَ فِي مَنْزِلِكَ فَأُخْرِجْتُ فِي وَقْتِ الظُّهْرِ فَصَلَّيْتُ فِي مَنْزِلِي كَمَا قَالَ (عَلَيْهِ السَّلام) وَكُنْتُ مُضَيَّقاً فَأَرَدْتُ أَنْ أَطْلُبَ مِنْهُ دَنَانِيرَ فِي الْكِتَابِفَاسْتَحْيَيْتُ فَلَمَّا صِرْتُ إِلَى مَنْزِلِي وَجَّهَ إِلَيَّ بِمِائَةِ دِينَارٍ وَكَتَبَ إِلَيَّ إِذَا كَانَتْ لَكَ حَاجَةٌ فَلا تَسْتَحْيِ وَلا تَحْتَشِمْ وَاطْلُبْهَا فَإِنَّكَ تَرَى مَا تُحِبُّ إِنْشَاءَ الله.

Komentet