Imam Sadiku (a.) ka thënë: „Varfëria me ne është më e mirë se pasuria me të tjerët dhe vrasja me ne është më e mirë se jeta me të tjerët.“ [Mizan-ul-Hikmah, vëllimi 3, faqet 2445–2446]
الفقر معنا خير من الغنى مع غيرنا، والقتل معنا خير من الحياة مع غيرنا
Fudejl ibn Jesari transmeton nga Abu Xhaferi (a.) se ka thënë: „Askush nga ju nuk do ta arrijë të vërtetën e besimit derisa të ketë tri cilësi: vdekja të jetë më e dashur për të sesa jeta, varfëria të jetë më e dashur për të sesa pasuria dhe sëmundja të jetë më e dashur për të sesa shëndeti.“ Ne thamë: „E kush është kështu?“ Ai tha: „Të gjithë ju.“ Pastaj tha: „Çfarë është më e dashur për secilin prej jush: të vdesë duke na dashur apo të jetojë duke na urryer?“ Unë thashë: „Pasha Zotin, për ne është më e dashur të vdesim duke ju dashur.“ Ai tha: „Po kështu është edhe me varfërinë dhe pasurinë, me sëmundjen dhe shëndetin.“ Unë thashë: „Po, pasha Zotin!“ [Maani al-Akhbar nga Saduk, Faqe 189]
فضيل بن يسار، عن أبي جعفر عليه السلام قال: لا يبلغ أحدكم حقيقة الايمان حتى يكون فيه ثلاث خصال حتى يكون الموت أحب إليه من الحياة، والفقر أحب إليه من الغنى، والمرض أحب إليه من الصحة. قلنا: ومن يكون كذلك؟ قال: كلكم، ثم قال: أيما أحب إلى أحدكم يموت في حبنا أو يعيش في بغضنا؟ فقلت: نموت والله في حبكم أحب إلينا. قال: و كذلك الفقر والغنى والمرض والصحة. قلت: إي والله

Komentet