Hasan ibn Mahbubi transmeton se ka thënë: «I thashë Imam Sadikut (a.): “Dëgjoj një hadith, por nuk e di nëse e kam dëgjuar nga ti apo nga babai yt.” Ai tha: “Atë që e ke dëgjuar nga unë, transmetoje nga i Dërguari i Allahut (s.).”» [Bihar-ul-Anwar nga Al-Maxhlisi, Vëllim 2, Faqe 161, Hadith 16]
كتاب الإجازات للسيد ابن طاووس رضي الله عنه، مما أخرجه من كتاب الحسن بن محبوب بإسناده قال: قلت لأبي عبد الله عليه السلام: أسمع الحديث فلا أدري منك سماعه أو من أبيك؟ قال: ما سمعته مني فاروه عن رسول الله صلى الله عليه وآله
Muhamed ibn Muslimi transmeton se ka thënë: «E dëgjova Imam Bakirin (a.) duke thënë: “Xhebraili (a.) i zbriti Muhamedit (s.) dy shegë nga Xheneti. Pastaj Aliu (a.) e takoi dhe i tha: ‘Çfarë janë këto dy shegë që ke në dorë?’ Ai tha: ‘Sa i përket kësaj, ajo është profetësia, në të cilën ti nuk ke pjesë. Ndërsa kjo tjetra është dituria.’ Pastaj i Dërguari i Allahut (s.) e ndau atë në dy gjysma, ia dha Aliut (a.) njërën gjysmë dhe e mori vetë gjysmën tjetër. Pastaj tha: ‘Ti je ortak me mua në të dhe unë jam ortak me ty në të.’ Ai tha: ‘Betohem në Allahun, i Dërguari i Allahut (s.) nuk mësoi asnjë shkronjë nga ato që ia mësoi Allahu i Plotfuqishëm, pa ia mësuar edhe Aliut (a.). Pastaj dituria arriti tek ne.’ Pastaj e vendosi dorën mbi gjoksin e tij.”» [Al-Kafi nga Al-Kulaini, Vëllim 1, Faqe 236 Hadith 3; Mir’at-ul-Ukul nga Al-Maxhlisi, Vëllim 3, Faqe 135]
محمد بن يحيى، عن محمد بن الحسن، عن محمد بن عبد الحميد، عن منصور بن يونس، عن ابن أذينة، عن محمد بن مسلم قال: سمعت أبا جعفر عليه السلام يقول: نزل جبرئيل على محمد صلى الله عليه وآله برمانتين من الجنة، فلقيه علي عليه السلام فقال: ما هاتان الرمانتان اللتان في يدك؟ فقال: أما هذه فالنبوة، ليس لك فيها نصيب، وأما هذه فالعلم، ثم فلقها رسول الله صلى الله عليه وآله بنصفين فأعطاه نصفها وأخذ رسول الله صلى الله عليه وآله نصفها ثم قال: أنت شريكي فيه وأنا شريكك فيه، قال: فلم يعلم والله رسول الله صلى الله عليه وآله حرفا مما علمه الله عز وجل إلا وقد علمه عليا ثم انتهى العلم إلينا، ثم وضع يده على صدره. وقال الشيخ المجلسي رضي الله عنه: موثّق
Muhamed ibn Shuraihu transmeton se Imam Sadiku (a.) ka thënë: «Sikur Allahu të mos e kishte bërë të detyrueshme bindjen ndaj nesh dhe udhëheqjen tonë, dhe të mos e kishte urdhëruar dashurinë ndaj nesh, ne nuk do t’ju kishim lejuar të qëndronit te dyert tona dhe as të hynit në shtëpitë tona. Betohem në Allahun, ne nuk flasim sipas dëshirave tona dhe as sipas mendimit tonë. Ne nuk themi asgjë tjetër përveç asaj që ka thënë Zoti ynë. Ne kemi edhe parime themelore (Usul), të cilat i ruajmë si thesare, ashtu siç këta i ruajnë si thesare arin dhe argjendin e tyre.»
حدثنا محمد بن إسماعيل عن علي بن الحكم عن فضيل بن عثمان عن محمد بن شريح قال قال أبو عبد الله عليه السلام لولا أن الله فرض طاعتنا وولايتنا وامر مودتنا ما أوقفناكم على أبوابنا ولا أدخلناكم بيوتنا انا والله ما نقول بأهوائنا ولا نقول برأينا ولا نقول الا ما قال ربنا وأصول عندنا نكنزها كما يكنز هؤلاء ذهبهم و فضتهم
Hisham ibn Salimi, Hamad ibn Osmani dhe të tjerë transmetojnë se kanë thënë: «E dëgjuam Imam Sadikun (a.) duke thënë: “Hadithi im është hadithi i babait tim, hadithi i babait tim është hadithi i gjyshit tim, hadithi i gjyshit tim është hadithi i Husejnit (a.), hadithi i Husejnit (a.) është hadithi i Hasanit (a.), hadithi i Hasanit (a.) është hadithi i Prijësit të Besimtarëve (a.), hadithi i Prijësit të Besimtarëve (a.) është hadithi i të Dërguarit të Allahut (s.), dhe hadithi i të Dërguarit të Allahut (s.) është fjala e Allahut të Plotfuqishëm.”
علي بن محمد، عن سهل بن زياد، عن أحمد بن محمد، عن عمر بن عبد العزيز عن هشام بن سالم وحماد بن عثمان وغيره قالوا: سمعنا أبا عبد الله عليه السلام يقول: حديثي حديث أبي، وحديث أبي حديث جدي، وحديث جدي حديث الحسين، وحديث الحسين حديث الحسن، وحديث الحسن حديث أمير المؤمنين عليه السلام وحديث أمير المؤمنين حديث رسول الله صلى الله عليه وآله وحديث رسول الله قول الله عز وجل
Khalaf ibn Hamadi transmeton se Imam Kazimi (a.) ka thënë: «Betohem në Allahun, unë nuk të njoftoj përveçse nga i Dërguari i Allahut (s.), nga Xhebraili (a.), nga Allahu i Plotfuqishëm.» [Al-Kafi nga Al-Kulaini, Vëllim 3 Faqe 94 Hadith 1; Mir’at-ul-Ukul nga Al-Maxhlisi, Vëllim 13 Faqe 231
علي بن إبراهيم، عن أبيه، وعدة من أصحابنا، عن أحمد بن محمد بن خالد جميعا، عن محمد بن خالد، عن خلف بن حماد، ورواه أحمد أيضا، عن محمد بن أسلم، عن خلف بن حماد الكوفي قال: قال أبو الحسن موسى بن جعفر عليه السلام: والله إني ما أخبرك إلا عن رسول الله صلى الله عليه وآله عن جبرئيل عن الله عز وجل. قال الشيخ المجلسي رضي الله عنه: صحيح
Davud ibn Sulejmani transmeton se Imam Bakiri (a.) ka thënë: «Nëse transmetoj një hadith pa ia përmendur zinxhirin e transmetimit, atëherë zinxhiri im i transmetimit për të është: nga babai im, nga gjyshi im, nga babai i tij, nga gjyshi i tij, nga i Dërguari i Allahut (s.), nga Xhebraili (a.), nga Allahu i Plotfuqishëm.» [Musnad Rida nga Al-Ghazi, Faqe 14]
عن داود بن سليمان عن الباقر عليه السلام قال: إذا حدثت الحديث فلم أسنده فسندي فيه أبي عن جدي عن أبيه عن جده عن رسول الله صلى الله عليه وآله وسلم عن جبرئيل عليه السلام عن الله عز وجل
Xhabiri transmeton se ka thënë: «I thashë Imam Bakirit (a.): “Kur të më transmetosh një hadith, ma përmend edhe zinxhirin e transmetimit.” Ai tha: “Më ka transmetuar babai im, nga gjyshi i tij, nga i Dërguari i Allahut (s.), nga Xhebraili (a.), nga Allahu i Plotfuqishëm. Dhe gjithçka që të transmetoj është me këtë zinxhir transmetimi.” Ai tha: “O Xhabir, një hadith i vetëm që e merr nga një i sinqertë është më i mirë për ty se kjo botë dhe gjithçka që gjendet në të.”» Xhabir el-Ensariu transmeton se Imam Bakiri (a.), në lidhje me fjalët e Allahut: «Dhe jini me të sinqertët!» (9:119), ka thënë: «Domethënë, me familjen e Muhamedit (a.).» [Bihar-ul-Anwar nga Al-Maxhlisi, Vëllim 2 Faqe 148 Hadith 21; Vëllim 24 Faqe 31 Hadith 4]
مجالس المفيد: ابن قولويه، عن ابن عيسى، عن هارون بن مسلم، عن ابن أسباط، عن ابن عميرة، عن عمرو بن شمر، عن جابر قال: قلت لأبي جعفر عليه السلام: إذا حدثتني بحديث فأسنده لي، فقال: حدثني أبي، عن جده، عن رسول الله صلى الله عليه وآله، عن جبرئيل عليه السلام، عن الله عز وجل. وكل ما أحدثك بهذا الإسناد، وقال: يا جابر لحديث واحد تأخذه عن صادق خير لك من الدنيا وما فيها وعن جابر الأنصاري عن الباقر عليه السلام في قوله وكونوا مع الصادقين أي مع آل محمد عليهم السلام

Komentet