Ahmad ibn Muhammad ibn Isa transmeton nga Hasan ibn Ali Al-Washsha’, nga Abu Sakhr Ahmad ibn Abdi r-Rahim, nga Hasan ibn Ali, një burrë që mblidhte taksa për Maʾmunin. Ai tha: „Unë dhe një burrë nga shokët tanë hymë tek Abu Tahir Isa ibn Abdillah Al-Alawi. — Abu Sakhri tha: »Mendoj se ai është nga pasardhësit e Amr ibn Aliut.« — Ai po qëndronte në shtëpinë e Sajdijëve. Hymë tek ai pasdite. Përpara tij kishte një enë me ujë dhe ai po merrte abdes. E përshëndetëm me selam dhe ai na e ktheu selamin. Pastaj nisi të na fliste dhe tha: »A është ndokush me ju të dy?« I thamë: »Jo.« Pastaj u kthye djathtas e majtas për të parë nëse shihte ndokënd dhe tha: »Babai im më tregoi nga gjyshi im se ai kishte qenë në Mina me Abu Xhafer Muhammad ibn Aliun (a.), ndërsa ky po hidhte guralecët në xhemrate. Abu Xhaferi e përfundoi hedhjen e guralecëve dhe i mbetën disa në duar. Numëroi pesë guralecë dhe hodhi dy në njërën anë e tre në anën tjetër. I thashë: ‘Më trego, u bëfsha kurban për ty, çfarë është kjo? Të pashë të bëje diçka që askush nuk e ka bërë kurrë. Ti hodhe pesë guralecë pas kësaj: tre në njërën anë dhe dy në anën tjetër.’ Ai tha: ‘Po, në çdo sezon të haxhit, dy mëkatarët nxirren të njomë e të freskët dhe kryqëzohen këtu. Askush nuk i sheh ata të dy përveç një Imami të drejtë. E gjuajta të parin [Ebu Bekri] me dy guralecë dhe të dytin [Umerin] me tre, sepse i dyti [Umeri] është më i lig se i pari [Ebu Bekri].’«“ [Al-Ikhtisas nga Al-Mufid, faqe 277]
أحمد بن محمد بن عيسى، عن الحسن بن علي الوشاء، عن أبي الصخر أحمد بن عبد الرحيم، عن الحسن بن علي رجل كان في جباية مأمون قال: دخلت أنا ورجل من أصحابنا على أبي طاهر عيسى بن عبد الله العلوي، قال أبو الصخر: وأظنه من ولد عمر بن علي وكان نازلا في دار الصيديين فدخلنا عليه عند العصر وبين يديه ركوة من ماء وهو يتمسح، فسلمنا عليه فرد علينا السلام، ثم ابتدأنا فقال: معكما أحد؟ فقلنا: لا، ثم التفت يمينا وشمالا هل يرى أحدا ثم قال: أخبرني أبى عن جدي أنه كان مع أبي جعفر محمد بن علي عليهما السلام بمنى وهو يرمي الجمرات وأن أبا جعفر رمى الجمرات فاستتمها وبقي في يديه بقية، فعد خمس حصيات فرمى ثنتين في ناحية وثلاثة في ناحية، فقلت له: أخبرني جعلت فداك ما هذا فقد رأيتك صنعت شيئا ” ما صنعه أحد قط، إنك رميت بخمس بعد ذلك ثلاثة في ناحية وثنتين في ناحية؟ قال: نعم إنه إذا كان كل موسم أخرجا الفاسقان غضيين طريين فصلبا ههنا لا يراهما إلا إمام عدل، فرميت الأول ثنتين والآخر بثلاث لأن الآخر أخبث من الأول.

Komentet