Imam Sadiku (a.), në lidhje me fjalët e Allahut të Lartësuar e të Madhërishëm: „Kur ata Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre“, ka thënë: „Vërtet, Allahu, i Bekuar dhe i Lartësuar, nuk zemërohet ashtu siç zemërohemi ne, por Ai ka krijuar për Veten e Tij miq të cilët hidhërohen dhe kënaqen. Ata janë të krijuar dhe të drejtuar. Ai e bëri kënaqësinë e tyre kënaqësi për Veten e Tij dhe zemërimin e tyre zemërim për Veten e Tij. Kjo sepse Ai i bëri ata thirrës drejt Tij dhe udhërrëfyes që tregojnë drejt Tij. Prandaj ata janë të tillë. Kjo nuk do të thotë se këto gjëra arrijnë tek Allahu ashtu siç arrijnë te krijesat e Tij, por ky është kuptimi i asaj që Ai ka thënë lidhur me këtë. Ai gjithashtu ka thënë: »Kush e poshtëron një mik Timin, më ka sfiduar Mua në luftë dhe më ka thirrur në të.« Ai gjithashtu ka thënë: »Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut.« Dhe gjithashtu ka thënë: »Vërtet, ata që të japin besën ty, në të vërtetë ia japin besën Allahut.« Të gjitha këto dhe të ngjashmet me to janë ashtu siç t’i përmenda. Po kështu është edhe me kënaqësinë, zemërimin dhe gjërat e tjera të ngjashme. Sikur trishtimi dhe shqetësimi të arrinin te Krijuesi, ndërkohë që është Ai që i ka krijuar dhe i ka sjellë në ekzistencë, atëherë dikush do të mund të thoshte se Krijuesi një ditë do të zhdukej. Sepse, nëse shqetësimi dhe zemërimi hyjnë tek Ai, atëherë tek Ai hyn edhe ndryshimi. Dhe nëse tek Ai hyn ndryshimi, nuk mund të ketë siguri se Ai nuk do të zhdukej. Sikur të ishte kështu, nuk do të dallohej Krijuesi nga i krijuari, as i Fuqishmi nga ai mbi të cilin ushtrohet fuqia, e as Krijuesi nga krijesa. Allahu është shumë më i Lartësuar se një pohim i tillë! Ai është Krijuesi i gjërave, jo për shkak të ndonjë nevoje. Dhe meqenëse Ai nuk krijon për shkak të ndonjë nevoje, është e pamundur t’i përcaktohen Atij kufi dhe mënyrë [e të qenit]. Prandaj, kuptoje këtë, në dashtë Allahu.“ [Et-Teuhid nga Es-Saduku, faqet 168–169]
محمد بن علي بن الحسين عن علي بن الحسين بن موسى عن أحمد بن إدريس أحمد بن أبي عبد الله البرقي عن محمد بن خالد مرفوعا عن جعفر بن محمد الصادق عليهما السلام في قوله الله عزوجل فلما آسفونا انتقمنا قال: إن الله تبارك وتعالى لا يأسف كأسفنا ولكنه خلق أولياء لنفسه يأسفون ويرضون، وهم مخلوقون مدبرون فجعل رضاهم لنفسه رضى وسخطهم لنفسه سخطا، وذلك لانه جعلهم الدعاة إليه والادلاء عليه، فلذلك صاروا كذلك وليس ان ذلك يصل إلى الله كما يصل إلى خلقه ولكن هذا معنى ما قال من ذلك وقد قال أيضا من أهان لى وليا فقد بارزني بالمحاربة ودعاني إليها وقال أيضا من يطع الرسول فقد أطاع الله وقال أيضا إن الذين يبايعونك إنما يبايعون الله وكل هذا وشبهه على ما ذكرت لك هكذا الرضا والغضب وغيرهما من الاشياء مما يشاكل ذلك ولو كان يصل إلى المكون الاسف والضجر وهو الذي أحدثهما وأنشاهما لجاز لقائل أن يقول: إن المكون يبيد يوما ما لانه إذا دخله الضجر والغضب دخله التغيير وإذا دخله التغيير لم يؤمن عليه الابادة ولو كان ذلك كذلك لم يعرف المكون من المكون ولا القادر من المقدور ولا الخالق من المخلوق تعالى الله عن هذا القول علوا كبيرا، هو الخالق للاشياء لا لحاجة فإذا كان لا لحاجة استحال الحد والكيف فيه فافهم ذلك إن شاء الله

Komentet