Ahmad Ibn Ali transmeton se Imam Al-Askari (as) ka thënë: „Hipokritët e pyetën Profetin (sa): »O i Dërguar i Zotit, na mëso për Aliun. A është ai ma i shkëlqyeshëm apo një engjëll i afërt ndaj Zotit?« Atëherë i Dërguari i Zotit (sa) tha: »A u nderuan engjëjt përveç përmes dashurisë së tyre për Muhamedin dhe Aliut dhe pranimit të udhëheqjes së tyre? Askush nga të dashamirët e Aliut nuk e pastroi ndyrësinë e mashtrimit nga zemra e tij, e korrupsionit dhe inatit dhe papastërtin e mëkateve, përveç se ai është më i pastër dhe më parësor se engjëjt.«” [Bihar-ul-Anwar nga Al-Maxhlisi, Vëllim 26, Faqe 338, Hadith 4]
Abdullah Ibn Sinani transmeton se e pyeti Imam Sadikun (as): „A janë engjëjt më parësor, apo bijtë e Adamit?”Pas kësaj ai tha (as): „Prijesi i besimtarëve (as) tha: »Zoti i pajisi engjëjt me një intelekt pa epsh dhe Ai i pajisi kafshët me një epsh pa një intelekt dhe Ai i pajisi bijtë e Adamit me të dyjat. Kushdo që intelekti i tij tejkalon epshin e tij, është më i mirë se engjëjt dhe ai të cilit epshi i tij tejkalon intelektin e tij është më i keqe se kafshët.«” [Al-Fusul-ul-Muhimmah nga Al-Amili, Vëllim 1, Faqe 118, Hadith 9]
Ali Ibn Muhammad transmeton se Imam Aliu (as) ka thënë: „Njeriu inteligjent është ai që nuk iu bind epshit të tij, duke iu bindur Zotit të tij.” [Uyun-ul-Hikam nga Al-Wasiti, Faqe 23, Hadith 1]
Sa’id Ibn Hibatillahi transmeton se Imam Al-Askari (as) ka thënë: „Askush nga të dashamirët e Aliut nuk e pastroi ndyrësinë e mashtrimit nga zemra e tij, e korrupsionit dhe inatit dhe papastërtia e mëkateve, përveç se ai është më i pastër dhe më parësor se engjëjt.” [Qisas-ul-Anbiya’ von Al-Jaza’iri, Seite 39, Hadith 2]