Tarik Ibn Shihab transmeton, se Imam Aliu (as) ka thënë:„Pozita e familjes së Muhamedit (s.) është e lartësuar rreth asaj që përshkruesit portretizojnë dhe portretizuesit përshkruajnë dhe të lartësuar se një prej banorëve të botës mund të krahasohet me ta.”[Bihar-ul-Anwar nga Al-Maxhlisi, Vëllim 25, Faqe 171 – 172, Hadith 38]
Fatimah (as) transmeton, se Imam Aliu (as) ka thënë: „Askush nuk mund të krahasohet me ne njerëzit e shtëpisë. Kurani u shpall midis nesh dhe midis nesh është thelbi i mesazhit.”[Uyun-ul-Akhbar nga As-Saduk, Vëllim 1, Faqe 71, Hadith 297]
Xhabir Ibn Yazid transmeton, se Imam Bakiri (as) ka thënë: „Zoti na nxori nga drita e Tij. Askush nuk mund të krahasohet me ne.” [Bihar-ul-Anwar nga Al-Maxhlisi, Vëllim 26, Faqe 12, Hadith 2]
Muhamed Ibn Husejn transmeton, se Imam Aliu (as) ka thënë:„Askush nga ky komb (Ummah) nuk mund të krahasohet me familjen e Muhamedit (sa) dhe askush nga ata që kanë marrë mëshirën e tyre nuk mund të janë kurrë në të njëjtin nivel me ta. Ata janë themeli i fesë dhe shtylla e sigurise.” [Nahxh-ul-Balaxhah nga Ar-Radi, Vëllim 1, Faqe 30, Predikim 2]
Xhabir Ibn Yazid transmeton, se Imam Bakiri (as) ka thënë: „O Xhabir, askush nuk mund të krahasohet me ne njerëzit e shtëpisë. Kushdo që krahason dikë nga njerëzit me ne është bërë mosbesimtar.” [Nawadir-ul-Mu’xhizat nga At-Tabari, Vëllim 124]