Muhamed Ibn Ali transmeton se Imam Sadiku (as) u pyet për ajetin: »Kush kërkon një fe tjetër përveç nënshtrimit (Islamit), nuk pranohet prej tij dhe në matanë ai është një nga të humburit.« (3:85)Ai (as) tha: „Ky ështe nënshtrimi (Islami) që përfshin besimin (Iman).“ [Al-Hidayah nga As-Saduk, Faqe 56]
Husain Ibn Ali transmeton se Imam Aliu (as) ka thënë: „O njerëz, asnjë nder nuk është më i lartë se nënshtrimi (Islami).“ [Tuhaf-ul-Ukul nga Al-Harrani, Faqe 93]
Muhamed Ibn Ali transmeton se Imam Sadiku (as) në lidhje me ajetin: »Kush kërkon një fe tjetër përveç nënshtrimit (Islamit), nuk pranohet prej tij dhe në matanë ai është një nga të humburit.« (3:85)Tha:„Një (fe) tjetër përveç nënshtrimit (Taslim) për hir të afërsisë (Wilayah) sonë.“ [Manakib Al Abi Talib nga Ibn Shahr Ashub, Vëllim 4 Faqe 307 – 308]
Husain Ibn Khalid transmeton se Imam Rida (as) ka thënë: „Ndjekësit tanë nënshtrohen ndaj urdhrave tonë, pranojnë thëniet tonë dhe kundershtojnë armiqtë tanë (Mukhalif), por kush nuk është i tillë nuk është nga ne.“[Al-Fusul nga Al-Amili, Vëllim 1 Faqe 576]
Asbagh Ibn Nabatah transmeton seImam Aliu (as) ka thënë: „Mos vdisni, përveç se të jesh i nënshtruar dhe kush kërkon një fe tjetër përveç nënshtrimit (Islamit), nuk pranohet prej tij dhe në matanë ai është një nga të humburit.“ [Al-Bihar nga Al-Maxhlisi, Vëllim 93 Faqe 306 – 307]
Umairah transmeton së Imam Sadiku (as) ka thënë: „Njerëzit u urdhëruan të na njohin neve, të na i kthejnë neve (çështjet) dhe të na nënshtrohen (binden, Taslim). Edhe nëse agjërojnë, falin namazin dhe dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe në brendinë e tyre nuk duan që çështjet t’i kthejnë te ne, ata janë idhujtarë (mushrik).“[Al-Kafi nga Al-Kulaini, Vëllim 2 Faqe 398]