„Njerëzit e kombit tim e pretendojnë veten të besimit tim. Ata vrasin më të mirët e pasardhësve të mi dhe më të mirët e pinjollët të mi dhe bëjne ndryshime në ligjin (Sharia) tim dhe traditen (Sunna) dhe vrasin fëmijët e mi Hasanin dhe Husejnin, se si paraardhësit e çifutëve vranë Zakarinë dhe Gjonin.
Vërtet, Allahu i mallkon ata ashtu siç i mallkoi ata dhe u dërgon mbetjeve e pasardhësve të tyre, para ditës së Kijametit, një udhëzues (Hadi) dhe një udhërrëfyes (Mahdi) të drejtë nga pasardhësit e Husejnit i shtypur, i cili me shpatën e të afërmit të Tij i çon ata në zjarr.
Vërtet, Zoti i mallkoftë vrasësit e Husejnit dhe dashamirët dhe përkrahësit e tyre dhe ata që janë memecë për mallkimin e tyre pa pasur nevojë për kujdesi (takije), për t’i bërë ata të mbyllur gojen. Vërtet, Zoti i bekoftë ata që qajnë për Husejnin, birin e Aliut, nga keqardhja dhe mëshira dhe që i mallkojnë armiqtë e tij dhe janë të mbushur me ashpërsi dhe zemërim kundër tyre.
Vërtet, ata që janë të kënaqur me vrasjen e Husejnit janë pjesëmarrës në vrasjen e tij. Shihni, vrasësit e tij dhe mbështetësit e tyre, ndjekësit dhe paraardhësit e tyre nuk kanë asnjë lidhje me fenë e Zotit.” [Al-Burhan nga Al-Bahrani, Vëllim 1 Faqe 270]
„Pasha Zotin, ata na sollën shkatërrim ndaj nesh dhe ata na plaçkitën të drejtat tona dhe e kanë zën një vend në të cilin ne kishim më shumë të drejtë se ata dhe ata na shkelën në zverk dhe i nxiten njerëzit ne qafën tonë .” [Takrib-ul-Ma’arif nga Al-Halabi, Faqe 243]
Imam Husejni (as) ka thënë:
يارسولاللهقتلنيفلانوفلان
„O i Dërguari i Zotit, ky (Ebu Bekri) dhe ai (Umeri) më kanë vrarë mua.” [Bihar-ul-Anwar nga Al-Maxhlisi, Vëllim 45 Faqe 39]
„Asnjë pikë e gjakut tonë dhe asnjë nga gjaku i një prej muslimanëve nuk u derdh, përveç që ata dy e kanë në qafë deri ne diten e kijametit.” [Takrib-ul-Ma’arif nga Al-Halabi, Faqe 245]